“Asgjë nuk më ndal”/ Salianjit i hiqet mandati! Reagimi i tij: Nga burgu do të vazhdoj të jem tmerri i …

Ervin Salianji i dënua me 1 vit burg nga Apeli për kallëzim të rremë në dosjen “Babale”.

Ditën e sotme, në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarja Elisa Spiropali ka njoftuar vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit si deputet i PD-së.

Menjëherë pas vendimit ish-deputeti Salianji ka reaguar në një postim në Facebook në lidhje me vendimin.

“Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!

Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.

Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!” tha Salianji në postimin e tij.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsalianjiervin%2Fposts%2Fpfbid021hBkvsxDwxTfd5nLbj2krn2b7aoDhGSiTdsrSRzexZyHeQSYqtrq2GHJZpBdv9WPl&show_text=true&width=500

Back to top button
LAJMET E FUNDIT