“Jemi gati për çdo sakrificë”/ I vunë flakën Kuvendit, Berisha paralajmëron sërish dhunë nga deputetët e tij?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme, teksa ndodhet në arrest shtëpie.

Ai është ndalur tek ngjarjet e dhunshme të ndodhura ditën e djeshme në Kuvend, ndërsa paralajmëroi se mund të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të aksionit. Sipas tij, opozita është gati për çdo sakrificë.

“Opozita ka zbritur në shesh, e vendosur për të përmbushur synimet e saj, për çdo sakrificë dhe për misionin më të fortë. Opozita nuk tërhiqet”- tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT