Emisioni italian për Alvinin, ka dhënë dorëheqjen ambasadori shqiptar në Turqi?

Çështja e Alvinit, fëmija shqiptar që ndodhet vetëm në Siri i sjellë në vëmendje të opinionit publik prej emisionit investigativ italian Le Iene, mund të ketë shkaktuar dorëheqjen e ambasadorit të Shqipërisë në Turqi.ë, Genti Gazheli (në foto me Ramën).
Ambasadori prej 3 ditësh i ka paraqitur dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Edi Rama – shkruajnë portale afër opozitës.
Sipas tyre, ky i fundit ende nuk ia ka dhënë miratimin e dorëheqjes, pasi i frikësohet faktit se do të mbajë përgjegjësi publike për mos shpëtimin e fëmijës shqiptar.
Portalet aludojnë për një konflikt mes KM dhe ambasadorit pas transmetimit të emisionit.
Alvin Berisha është një fëmijë shqiptar i lindur në shtetin fqinj, Itali. Ai është larguar nga streha familjare, i ati dhe motrat, pasi e ëma e mori me vete në Siri.
Pasi e ëma ndërroi jetë, i vogli u dërgua në një kamp ku mbahen terroristët e ISIS.