Një tjetër vatër lufte në Lindjen e Mesme? SHBA bën paralajmërimin e fortë: Irani mund të sulmojë …

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar për një sulm të mundshëm me raketa balistike nga Irani drejt Izraelit. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane theksoi se Irani po përgatitet të nisë një sulm menjëherë dhe paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse ky incident ndodh.

Megjithatë, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk ofruan prova konkrete që mbështesin gjetjet e inteligjencës së tyre.

Kjo paralajmërim vjen në një kohë të tensionuar në Lindjen e Mesme, e cila është shoqëruar nga konflikte të vazhdueshme, përfshirë luftën në Rripin e Gazës dhe sulmet e njëpasnjëshme izraelite ndaj Libanit gjatë muajit shtator.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë nga vrasjet e liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut nga forcat izraelite, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT