Shiu bllokon kryeqytetin/ Veliaj thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes, për çdo gjë raportoni tek…

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë thirrje për kujdes qytetarëve, ndërsa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.
Ai ka kërkuar që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme për të siguruar sigurinë e tyre.
Veliaj inkurajon qytetarët që në rast të çdo problematike të raportojnë përmes aplikacionit “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112 për ndihmë.
“Tirana po përballet me reshje të dendura shiu! Ju lutem tregoni kujdes dhe ulni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona të emergjencës ndodhen në terren, duke punuar për normalizimin e situatës. Për çdo problematikë raportoni tek aplikacioni ‘Tirana Ime’ ose telefononi 112”, nënvizon Veliaj.