Italia rikthen shpresën, Conte: Do të provojmë me BE të hapim në nëntor negociatat për Shqipërinë dhe MV

TIRANË– Kryeministri Italian Giuseppe Conte tha se Italia do t’i propozojë Bashkimit Europian të hap në muajin nëntor negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas bllokimit që bëri Franca e Macron. Gjatë një konferencë për shtyp në fund të samitit të liderëve të BE në Bruksel, Conte tha se një vendim i tillë është i gabuar sepse i hap rrugën ndikimit të vendeve të tjera që synojnë të zgjerojnë influencën e tyre.

“Nuk ishte në diskutim aderimi i këtyre vendeve, por hapja e negociata që shpesh zgjasin dhe vite. Ky është një shpullë e madhe për këto vende, gabim historik. Shumica e vendeve nuk kanë rënë dakord me këtë vendim të fundit dhe në nëntor do t’i propozojmë BE-së të hap në nëntor negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mos hapja e negociatave, jo vetëm që krijon ankthe te këto dy vende por edhe hap i rrugën ndikimit të vendeve të tjera që synojnë të zgjerjojnë zonat e tyre të influences”, tha Conte.

Pas një samiti dy ditorë, liderët e Bashkimit Europian nuk arritën të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Francën që vuri veton, teksa kundër Shqipërisë u pozicionuan edhe Holanda me Danimarkën. Macron argumenti qëndrimin e tij se progresi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk mjafton dhe se më parë duhet reformim i brendshëm i BE-së.  Ndërkohë është vendosur që çështja e integrimit të diskutohet sërish në maj të vitit 2020 para samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Zagreb.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT