Përkeqësohet situata në Vlorë/ Shpërthen në flakë një nga pompat e hidrovorit, mbetjet pushtojnë kanalet

Situata në zonat e prekura nga përmbytjet ë Vlorë vijon të jetë e rëndë edhe ditën e sotme.
Mësohet se tek hidrovori i qytetit, ka shpërthyer një nga pompat, duke përkeqësuar situatën. Incidenti ndodhi sapo grupi i xhirimit të Top Channel ka shkuar për ta parë më afër situatën, ku mbetjet pushtojnë kanalet dhe katër pompat e hidrovorit kanë qenë në funksion gjatë gjithë natës.
Pas shpërthimit, është krijuar flakë, duke krijuar situatë të rënduar, dhe si pasojë u fikën të katërta pomat e hidrovorit. Deri sa të riparohet, uji do të jetë prezent dhe rrugët do të vazhdojnë të jenë të përmbytura në qytet.
Aktualisht zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, për të shuar flakët e një prej pompave të hidrovorit.