Kryeministria në flakë, protestuesit hedhin molotov dhe përplasen me policinë

Ka nisur me tensione protesta kombëtare e opozitës, e cila është duke u zhvilluar akutalisht para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë hedhur molotov ne drejtim të godinës së Kryeministrisë ndërkohë që e gjithë është përfshirë nga flakët.
Teksa nga ana tjetër nuk kanë munguar edhe përplasjet fizikië të protestuesve me policinë, ndërkohë që kjo e fundit disa herë iu ka bërë thirrje të qetësohen.
Nga raportimet e para bëhet me dije se ka marrë zjarr gjithashtu edhe një pemë.
Nuk dihet ende nëse ka apo jo të lënduar, por gjithsesi duket se protestuasit janë të vendosur të vijojnë përballjen me Policinë e Shtetit duke protestuar kështu për kërkesat e tyre para Kryeministrisë.