Berisha në arrest shtëpie, Shkëlzeni i pranishëm në protesë, në përkrahje të të atit

Protestës së opozitës i është bashkuar edhe Shkëlzen Berisha, djali i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Siç shihet edhe në foto Shkëlzeni është i rrethuar me disa truproja.

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT