Me fasoletë duke fshirë lotët! Flamur Noka “në luftë” me gazin në vijën e parë të protestës

Protesta e sotme e Partisë Demokratike po shoqërohet me hedhje molotovësh e fishekzjarrësh në drejtim të institucioneve kryesore të vendit.

Ndërsa, edhe policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Në foton më sipër shihet sesi deputetët demokratë “luftojnë” me gazin lotsjellës.

Siç shihet nga pamjet Sekretari i Përgjithshëm demokrat Flamur Noka ka nxjerrë një fasoletë dhe me të fshin lotët, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka mbajtur maskë koronavirusi.

Ndërkohë që bëjmë me dije se Bardhi dhe Noka janë në shoqërinë e deputetit tjetër demokrat, Edi Paloka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT