Përmbytjet në Vlorë/ Reagon prefekti: Do mbajë përgjegjësi kushdo që…

Pas përmbytjeve të shkaktuara në Vlorë nga reshjet e dendura të shiut më 4 tetor, prefekti Kristo Koço ka reaguar duke theksuar se do të mbahen përgjegjësi për ata që nuk kanë reaguar në kohë.
Ai theksoi se administrata duhet të shkundet dhe të përmbushë detyrat e saj, duke shtuar se nuk është e pranueshme që ata të paguhen me taksat e popullit dhe të mos e kryejnë punën siç duhet.
Koço identifikoi problematikat kryesore si kanalizimet dhe pastrimin, dhe njoftoi se do të kryhet një analizë e plotë për situatën.