“I bëj thirrje policisë së shtetit të arrestojë këtë pis”/ Deuteti Erion Braçe reagon pas dhunimit të gazetares nga protestuesi: Ka dhunuar një trupë televizive…
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë fundit të protestës së opozitës, ku një protestues ka sulmuar gazetaren e Top News, Alketa Shaba, gjatë raportimit të saj live.
Protestuesi jo vetëm që e ka fyer atë me fjalë të rënda, por gjithashtu është afruar dhe e ka goditur me grushta si gazetaren ashtu edhe kameramanin.
Ditën e sotme, deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në Facebook, duke kërkuar identifikimin dhe arrestimin e personit që kreu këtë akt të dhunshëm.
Ai e ka cilësuar sulmin si një shkelje të papranueshme të lirisë së shtypit dhe një kërcënim për sigurinë e gazetarëve që punojnë në kushte të vështira.
Postimi i Erion Braçes në Facebook:
NGA GJITHE BANDITET E TERRORIT TE DJESHEM, KY DUHET ARRESTUAR I PARI!!
KA SULMUAR NE GAZETARE NE DETYRE!
KA GODITUR NJE GRUA-VAJZE!
KA DHUNUAR NJE TRUPE TELEVIZIVE DHE KA PENGUAR PUNEN E TYRE!
KA SHARE E KA FYER!
KA KANOSUR NE MENYRE TE VIJUESHME!
Ngjarja ka ndodhur dje ne mbremje ne nje rruge ne qender te Tiranes, 200 meter nga Selia e Qeverise, RRUGE e cila ne menyre kriminale ka fituar statusin e nje prone private ku banditet bejne cte duan duke shkelur cdo rregull e ligj, TANI DUKE GODITUR EDHE MEDIA E GRA!
I bej thirrje policise se shtetit te identifikoj e arrestoj kete pis!!