Protesta e opozitës, shpallet në kërkim ish-komandanti i FNSH në Shkodër

Një ditë pas protestës kombëtare të opozitës, policia ka bërë bilancin e personave të arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim.

Mësohet se një person u arrestua, 3 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur dhe 9 persona u shpallën në kërkim policor,

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër, Hivzi Bushati.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim dhe mosbindje të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT