Kepi i Rodonit jepet me koncesion, shpallet fituesi me kontratë 35-vjeçare

Tashmë edhe Kepi i Rodonit është dhënë me koncesion, madje bukuritë e paprekura të natyrës aty do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues bashkimin e përkohshëm të kompanive “Praslin Investment” dhe “R&T” me aksionerë shtetasin Roland Ziu dhe Renis Tershana.

Në fakt në ofertën e kërkuar të ndërtimit të Marina Rodon rezulton të mos ketë pasur konkurrentë të tjerë dhe si rrjedhojë asnjë ankesë.

Kohëzgjatja e kontratës do jetë fillimisht 35 vjet.

Kepi i Rodonit është një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike.

Prej kohësh qeverisë shqiptare i është tërhequr vëmendja për të ndaluar dhënien e koncesioneve, PPP.

Kjo pasi konsiderohen si një borxh i fshehur që rrezikon buxhetin, por duke nënvizuar dhe transparencën e procedurave të ndjekura.

Për të ndalur koncesionet, u kërkua dhe një ndryshim në ligj mbi projektet e pakërkuara duke nisur nga 1 korriku.

Por në Parlament ky afat u shty me votat e mazhorancës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT