Pas Shqipërisë Erdogan niset drejt Beogradit, Rama: Turqia e ka njohur Kosovën kur…

Pas vizitës së tij në Shqipëri, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të niset drejt Serbisë.

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama theksoi se Turqia ka qenë e para që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, duke e quajtur këtë një fakt historik.

Rama shprehu se, “një mik të padiskutueshëm në të gjitha ditët sa Turqia dhe presidenti, republika e Kosovës nuk e gjen dot asgjëkundi.”

Ai kujtoi se kjo njohje ka ndodhur kur Erdogan ishte kryeministër, në sinkron me parlamentin e Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT