Deklarata e FORTË e ministrit hungarez: Nëse Ukraina hyn në NATO, do të filloj lufta e tretë botërore

Teksa bota i ka kthyer sytë nga konflikti i lindjes së mesme mes Izraelit, Palestinës, Iranit dhe vendeve të tjera, konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës rrezikon të përshkallëzohet.

Ky ishte paralajmërimi i ministrit të jashtëm hungarez Peter Szijjarto, teksa foli në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Gazit në Shën Petersburg.

Sipas tij, nëse Ukraina pranohet në NATO, jo vetëm që kjo luftë do përshkallëzohet, por do ishte nisja e Luftës së Tretë Botërore.

Nëse Ukraina pranohet si anëtare e NATO-s në rrethanat aktuale, kjo do të nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Botërore dhe ne kemi shpallur veton kundër provokimit të një përplasjeje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s”, tha Szijjarto.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT