FOTO LAJM: Urdhëri i turpshëm i Armando Dukës, pas çdo humbje të Kombëtares

Shqipëria mori mbrëmjen e djeshme humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, duke u munduar me rezultatin 2-0 ndaj Çekisë.

Një humbje që solli mjaft kritika nga opinioni sportiv ndaj një ekipi që ishte inekzistent në fushën e lojës.

Për të shmangur kritikat pas çdo humbjeje kreu i FSHF-së, Armando Duka, i ka dhënë urdhër stafit të tij që të censurojnë tifozët.

Në faqen zyrtare të Federatës, tifozët nuk kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre pasi komentet janë të bllokuara.

Një manovër tinzare e Armando Dukës, i cili kërkon të shmang kritikat publike ndaj tij, pasi është i vetdijshëm se është një ndër personat më të padëshiruar nga sportadshësit shqiptar. (TemA)

FOTO LAJM: Urdhëri i turpshëm i Armando Dukës, pas çdo

Back to top button
LAJMET E FUNDIT