Haradinaj: Kosova udhëhiqet nga spiuni i Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vendi po udhëhiqet nga një spiun i Serbisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai para gazetarëve u shpreh se terroristi Millan Radojiçiç ka pasur gisht në vendosjen e pagës minimale në vend, shkruan Telegrafi.

Në këtë drejtim, tha ai, kjo është bërë prapa shpinës së Kosovës, në mënyrë të fshehtë.

“Kurrë, hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, është Albin Kurti. Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marr vesh pas shpinës së Kosovës.

Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Dje në media u publiku një përgjim në të cilin Kusari-Lila bisedon me terroristin Milan Radoiçiq.  Aty dëgjohen teksa flasin për votimin e pagës minimale e votimin e një gjyqtari të Kushtetueses.

Kusari-Lila e ka quajtur “të montuar” përgjimin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT