Prekazi komenton festën e Shqipërisë pas fitores ndaj Kosovës: S’ka vend për kritika, është normale

Përzgjedhësit të Kosovës U21, Rafet Prekazit, nuk i ka penguar aspak festa e futbollistëve të Shqipërisë në zhveshtore, pas fitores ndaj Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Kosova U21 pësoi humbje nga Shqipëria U21 me rezultatin 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ në kuadër të kualifikimeve për ‘EuroU21’.

Pas ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit publikoi një video nga zhveshtoret gjatë festimit nga futbollistët e stafi i Kombëtares shqiptare. Kjo pas ndeshjes u kritikua nga disa, pasi që ndeshja mbi të gjitha ishte edhe ‘vëllazërore’.

Megjithatë, kjo për Rafet Prekazin është diçka krejt normale dhe nuk ka vend për kritika.

“Unë gjithmonë shkoj nga këndi sportiv. Çdo lojtar, çdo kombëtare ka të drejtë të gëzohet në zhveshtore. Për mua është e palogjikshme kur e mund dikë të mos gëzohesh. S’ka vend aty për kritikë. Kam uruar për fitoren. Duhet të merrem me problemet e mia dhe skuadrës sime” – ka thënë Prekazi në një intervistë për KTV’në.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT