Shqiptarja flet nga kampi i Al-Hol: Duhet para e madhe të dalësh që këtu

Historia e 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berishës, i cili mbahet i bllokuar në një nga kampet në Siri, preku zemrat e të gjithë shqiptarëve por jo vetëm.
Rasti i Alvinit u publikuar nga emisoni italian “Le Iene”, i cili bëri të pamundurën për të takuar babain me fëmijën, por nuk bënë dot gjë për ta bashkuar atë përgjithmonë me familjen, pasi duhej ndihma e diplomatëve shqiptarë, që fatkeqsisht në kërkesë për ndihmë mbyllën telefonin.
Mirëpo së fundmi është bërë me dije se në kampin që ndodhet Alvini, janë shumë shqiptarë që duan të ikin po e kanë të pamundur.
Një audio e dërguar nga Klotilda Zani e cila është në kampin Al-Hol është publikuar në emisionin “Open” në Top Channel.
Ajo shprehet se duhet shumë para për t’u larguar nga aty, teksa këshillon vëllain që të mundohet të lidhet me shtetin pasi Kosova i kishte tërhequr qytetarët e saj.
“Këtu që të ikësh duhet pare e madhe, pastaj edhe Kosova ka ik, shteti i ka tërheq.
Duhet të interesoheni më shumë ju familjet tona. Me gjithatë shiko çfarë mund të bësh. Këtu duhet pare e madhe, përveç shtetit nuk bën kush gjë. Ne pasaportat nuk i kemi na i kanë marrë”, është shprehur ajo.
Një audio e dytë e dërguar nga Klotilda, nëna me 3 fëmijë, thuhet:
Lekët i mora, jemi shumë mirë, pas 3 muajsh ka ardhur letra jote, vetëm gra jemi, burrat se di ku janë. Por jeta është e vështirë, na kanë thënë që do na marrin, po Zoti e di se kur.”
Ndërkohë vëllai i saj, Florioni i bëri thirrje shtetit shqiptar që të ndërhyjë sa nuk është vonë.
Florini është një vëlla i cili kërkon rikthimin e motrës së tij nga kampet siriane. Ai tha se motra e tij, Klotilda Zani ndodhet atje që prej vitit 2014 dhe ka 3 fëmijë.
“Unë jam drejtuar në Ministrinë e jashtme dhe nuk më kanë pritur fare. Në polici po ashtu, por nuk merret njeri. Kam 4-5 muaj që merrem me këtë gjë dhe nuk më ndihmon njeri.
Motra më ka shprehur se do të kthehet. Shteti nuk është interesuar fare. Motra më ka thënë se jeton në një çadër dhe ka dhe 3 fëmijë është në një situatë të keqe, bashkëshorti nuk dihet ku është”, ka thënë Florioni.