“BE është treguar e padrejtë me ne”/ Rama: Për Shqipërinë, është çështje “jetë a vdekje” anëtarësimi

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët për shtyp me diplomatët hungarezë të Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se vendi ynë nuk ka asnjë plan tjetër përveç anëtarësimit në union, teksa shtoi se në disa raste, BE është treguar e padrejtë me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate. Rama madje e cilësoi si “çështje jetë a vdekje” anëtarësimin e Shqipërisë.

“Është e vërtetë që herë-herë BE mund të jetë e padrejtë dhe është treguar e padrejtë ndaj vendeve kandidate, u tregua e padrejtë ndaj nesh. Ne shqiptarët nuk mund të kemi plan B kur bëhet fjalë për liri individuale, sundimin e ligjit, historia na ka mësuar se nuk mund të garantohet jashtë sferës së BE.

Këto janë A, B, C e mënyrës së jetës europiane. Zgjedhja e një alternative ndaj anëtarësimit të plotë në BE, do të hiqje dorë nga mënyra e jetesës së fundmi zgjodhëm pasi duruam, epoka errësire që na u imponua. Nuk është retorikë pro europiane.

Është çështje jete a vdekje për ëndrrën tonë që tu lëmë brezave të ardhshme një vend ku liria e fjalës është e padiskutueshme, ku sundimi i ligjit respektohet dhe funksionon demokracia.– tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT