“Zgjerimi forcon BE-në”/ Varhelyi: Rama do propozojë komisionerin e parë shqiptar…

Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi ka deklaruar në Luksemburg se zgjerimi forcon Bashkimin Europian. Ai ka theksuar se kryeministri Edi Rama do të propozojë komisionerin e parë shqiptar dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm.
Varhelyi është kthyer pas në kohë, kur ka kujtuar bisedën me Ramën, pasi tërmetit të fuqishëm që u shënua në vendin tonë dhe nga aty nisi gjithçka, çdo përpjekje drejt BE.
“Tashmë është çelur rruga për bisedime cilësore. Është e padiskutueshme tashmë për BE që zgjerimi është mes tre përparësive kryesore. Krahasuar me pikën nga e nisëm kemi bërë një rrugë shumë të gjatë përpara. Më kujtohet kur bëra një telefonatë me kryeministrin Rama dhe u përballën me një tërmet shkatërrues. Edhe aty nisi gjithçka. Zgjerimi forcon BE-në. Më kujtohet që kishim tre përpjekje të dështuara, nga na u desh ta nisnim. Në fillim na u desh të merreshim me ekonominë në vend dhe më pas të hartonim një plan metodologjik. Në fund të shikonin dhe kryeministrin Rama që të sugjerojë komisionerin e parë në komision.
Në fillim, kur shikoja kryeministrin Rama me pikëpyetje, mirëpo kjo është e mundur, sepse nëse do të marrim disa shembuj, në 2020 kishim disa pikëpyetje për sistemin gjyqësor. Por kryeministri u angazhua dhe ishte një sukses”, tha ndër të tjera ai.