Ambasada e SHBA paralajmëron: Ja kush pason Llallën, Doshin e Dakon si person “non grata” (VIDEO)

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një video në faqen e saj zyrtare, me të cilën tregon se zyrtarët e korruptuar, nuk do të lejohen të hyjnë në këtë vend.
Ambasada thekson në postimin e saj, se SHBA ka shpallur “non grata” 100 zyrtarë të lartë nga e gjithë bita, dhe nga këta, 14 janë shqiptarë.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.
Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara.
Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.
Teksa permend rastet e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe deputetit Tom Doshi, Ambasada njofton se te tjere pritet te jene ne liste, sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara, qe percakton ndalimin per korrupsionin madhor.(TemA)