VIDEO/ Tërmeti 5.9 ballë, momenti i frikshëm kur lëkunden ndërtesat në Turqi

Një tërmet i fortë është ndjerë mëngjesin e kësaj te mërkure në Turqi. Autoritetet turke njoftuan se magnituda e tërmetit me qendër në Malatya ishte 5.9 ballë.

Ndërkohë në rrjet janë shpërndarë pamje nga tërmeti që ka lëkundur ndërtesat, duke rikthyer ehde një herë frikën e tërmetit të një viti më parë, që preku Turqinë dhe Sirinë.

 

Deri më tani raportohet se 4 ndërtesa u dëmtuan në provincat e Malatya, Şanlıurfa dhe Elaziğ, teksa 4 persona janë nxjerrë shëndoshë e mirë nga rrënojat.

Malatya ishte një nga 11 provincat që u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë veriore vitin e kaluar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT