Çfarë ndryshoi?! Pas “përplasjeve” për Belerin, Greqia jep mbështetjen për Shqipërinë në BE

Greqia duket se ka hequr dorë nga kërcënimet se do të bëhej “bllokada” kryesore në anëtarësimi ne Shqipërisë në BE, pas ngërçit të krijuara nga situata “Beleri. Kryediplomati grek Georgios Gerapetritis ka komentuar Konferencën e Dytë BE-Shqipëri, të cilë ne cilësoi se një moment historik për zhvillimin e ecurisë evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Jashtëm grek tashmë deklaron se Athina mbajti në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, një qëndrim konstruktiv, pavarësisht krizës që ka ekzistuar në 18 muajt e fundit në marrëdhëniet euro-shqiptare, që shkaktoi arrestimi dhe burgimi i Fredi Belerit , tashmë eurodeputet i Demokracisë së Re.
“Qëndrimi ynë është që grupi i parë i kapitujve, i cili hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë si të drejtat e pakicave, duke përfshirë pakicën kombëtare greke, ashtu edhe të drejtat e tyre pronësore. Veçanërisht ky qëndrim tani përbën një pozicionim të përbashkët, tashmë i regjistruar si i tillë, nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Greqia do ta monitorojë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor të ndjekë këtë rrugë. Në një epokë jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe të ndryshueshme në rajonin tonë dhe më gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet, të forcohet”,- u shpreh Georgios Gerapetritis Ministër i Jashtëm i Greqisë.
Duket se “zbutja” e qëndrimit dhe heqja dorë nga kërcënimet erdhi pasi Athina zyrtare nuk gjeti asnjë përkrahje në paralajmërimet e saj drejt Tiranës nga partnerët europianë.