I vuri flakën xhaketës në Kuvend, Sula: U irritova, betejën e bëjmë për qytetarët! Duhet vlerësuar sakrifica jonë

Deputeti demokrat Dashnor Sula, është shprehur se aksioni i dhunshëm i opozitës duhet vlerësuar nga shoqëria.

Sipas Sulës, betejën nuk e bëjnë për vete, por qytetarët, teksa shtoi se djegia e xhaketës sot në oborrin e Kuvendit, erdhi si pasojë e irritimit me gjithçka që po ndodhte.

“Më irriton sepse parlamenti të ketë 300 gardistë. Të armatosur deri në dhëmbë, militarizim. Gardha metalik.

Ne kemi vendosur të përballemi, këtë se bëj për nënën dhe fëmijët e mi. E bëj për qytetarët. Të gjithë duhet të japin kontributin e tij.

Të gjithë qytetarët duhet të jenë kundër qeverisë. Duhet vlerësuar sakrifica që bëjnë ne, nga shoqëria”, tha ai në një intervistë për News24.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT