“Sherri” në Komisionin Hetimor/ PD kallëzon në SPAK 3 deputetët socialistë, ja arsyeja

Deputetët e PD-së i kanë kërkuar Kuvendit përjashtimin e tre deputetëve socialistë, pjesë e komisionit hetimor për koncesionet.
Në kërkesën e firmosur nga deputetët e PD-së me në krye Albana Vokshi, kryetare e komisionit hetimor, tre deputetët e PS-së Erion Braçe, Plarent Ndreca dhe Ilir Metaj akuzohen se kanë penguar punën e komisionit duke kryer disa shkelje. Grupi i PD-së ka kallëzuar edhe sekretarin e Kuvendit, Genc Gjonçaj dhe punonjës të Gardës
Kërkesa e PD drejtuar kryetares së Sekretariatit për Procedurat Votimet dhe Etikën Klotilda Bushka është bërë më 11 tetor për marrjen e masave disiplinore për Ndrecën, Braçen dhe Metajn.