Politika si “sport-i” i keçit, ka humbur lidhjen me njerëzit

Në nisje të emisionit Wake Up në Top Channel ditën e sotme, moderatori Blendi Salaj bëri një analizë të asaj çfarë po ndodh me politikën aktuale në vendin tonë.

Ai e konsideroi një situatë zhgënjyese e cila ndodh tashmë prej 3-4 vitesh.

“Ajo gjëja që mua më zhgënjen vazhdimisht është që politika shqiptare, u bë nja 3-4 vjet tani që me këtë çështjen e PD-së dhe jo vetëm, me këto gjëra që ndodhin në parlament, i pashë dje që qëllonin policët, dikush tha ma vuri pistoletën në gjoks por ai s`kishte pistoletë fare dhe po merremi ose më saktë janë ata që po merren vetëm me veten e tyre.

Halle deputetësh, të vijmë ne të ikin ata, njerëzit kanë kaq shumë shqetësime, mbi cilësinë e ushqimit, mbi cilësinë e arsimit, si të ketë më shumë vende pune, të rinjtë po ikin, merruni me njerëzit që t`u merrni vota, jepuni zgjidhje për problemet.

Është bërë një spektakël aq i neveritshëm dhe i stërzgjatur se mund të ishte interesant për 2 muajt e parë, po pas 4 vitesh që merren me njëri tjetrin kaq fort, do me thënë nuk e di. Njerëzit kanë probleme, ky nuk është një vend ku i kemi zgjidhur të gjitha dhe na ka mbetur vetëm halli juaj dhe duhet të merremi me ju, me karriget tuaja, me lirinë apo burgun tuaj të merituar në ca raste, as njerëzve nuk po ju plas më. Është bërë si keçi si ai sporti fake që bëjnë sikur zihen aty. Nuk ka fare kontakt me realitetin e shqiptarëve por është një spektakël koti që po ndodh atje,” tha Salaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT