“Do heqë nga puna ushtrinë e zullumqarët e vegjël’, Shehi: Kërkojmë që votimi dhe numërimi elektronik të bëhet në Tiranë

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi pohoi dhe njëherë se forca politike që ai drejton preferon votim dhe numërim elektronik në qarkun e Tiranës por sipas tij, partitë e mëdha po e pengojnë një gjë të tillë.
Shehi tha se votimi dhe numërimi elektronik duhet për dy arsye, për të shmangur vjedhjen e votave nga komisionerët dhe për të pasur sa më shumë drejtësi në numërim.
“Sistemi u provua, funksionon. Ka defekte si të gjitha sistemet e tjera, por ia vlen të votohet njëherë ndryshe në Shqipëri.
Ne do ta mbrojmë deri në fund, por po e denoncojmë që sot se po i vinë vërdallë që të mos bëhet në Tiranë.
Së pari, do të heqë nga puna ushtrinë e zullumqarët e vegjël, plus nuk është demokratik ky sistem, pasi partitë e vogla nuk kanë mundësi për komisioner”, tha Shehi.