Nuk deklaruan shpenzimet për ndërhyrjet kirurgjikale/ DETAJE nga akuzat ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Detaje të reja kanë dalë nga akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk deklaruan shpenzimet për ndërhyrjet kirurgjikale.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar mesditën e kësaj të hëne pranë Casa Italia në Tiranë. Mësohet se avokati Genc Gjokaj ka shkuar për të asistuar në këtë situatë, por ende nuk dihen akuzat zyrtare që po i ngrihen ish-presidentit.

Tedi Blushi, një nga përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, e ka cilësuar arrestimin si një “akt kriminal”. Sipas burimeve, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza ndaj Metës, përfshirë korrupsionin, mosdeklarimin e pasurive dhe pastrimin e parave.

Dështimi për të publikuar akuzat zyrtare ka shtuar pyetje dhe spekulime rreth natyrës së hetimit dhe pasojave që mund të ketë ky arrestim për politikën shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT