FOTO/ Ky është kompleksi luksoz ‘Golden’ i Hajrit! Prej 4 vitesh në kërkim, u strehua nga Çyrbja pas…

Një kompleks super luksoz është ai në pronësi të Altin Hajrit dhe vëllait të tij, Emiliano. Në këtë kompleks super luksoz dyshohet se u vra Jan Prenga më 17 janar 2020. Çështja rikthehet edhe njëherë në vëmendje, pas arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja mbrëmjen e 20 tetorit në Durrës.

Ky i fundit dyshohet se ka strehuar Altin Hajrin në banesën e tij, si edhe në banesa të tjera, pas vrasjes së Jan Prengës. Hajri rezulton në kërkim prej 4 vitesh dhe as në kontrollet e djeshme që ushtroi policia dhe agjentët e BKH nuk u gjet.

Shqiptarja.com ju sjell një galeri fotosh nga ky kompleks që ndodhet në Shijak.

Ora 09:30

Ky është kompleksi luksoz ‘Golden’ i Altin Hajrit! Prej katër vitesh në kërkim, u strehua nga Çyrbja pas vrasjes së Jan Prengës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT