“Ke ndarë puset e naftës me miqtë e tu”, Koçi i kthehet Vokshit: Nuk jam raca jote politike, more vesh

Ka nisur sërish me debate mbledhja e Komisionit për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi zhvilloi një debat me anëtarin socialist të Komisionit, Petro Koçi.

Vokshi tha se deputetët e PS vijnë nga krimi e bandat, ndërsa Koçi iu drejtua duke u shprehur se  “ka ndarë puset e naftës me miqtë e saj” dhe se “nuk është raca e saj politike”.

Pjesë nga debati:

Petro Koçi: Ti ke ndarë puset e naftës me miqtë e tu.

Albana Vokshi: Mos u mundo, rri aty.

Petro Koçi: Nuk jam raca jote politike, ta dish ti. More vesh.

Albana Vokshi: Ne nuk jemi me bandat. Nuk jemi me kriminelët. Shko tek ai pallati, ku ke bërë fushatën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT