Porositi dhunimin e avokatit të Sali Berishës/ Gjykata e Apelit merr vendimin për Dritan Nanon

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Dritan Nanon, personin që dyshohet se porositi sulmin dhe dhunimin fizik te avokat Sokol Mëngjesit.

Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personi nën hetim Dritan Nano, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit  personal nga “arrest në burg”, në atë të “arrest në shtëpi”. Por Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Nga dhuna ai pësoi dëmtime të rënda, që e futën dhe në koma për disa muaj.

Mëngjesiut iu bë  pritë nga Dorian Alia dhe disa persona të tjerë, teksa porositës i sulmit është Dritan Nano. Alia ka deklaruar se dhuna ishte si paralajmërim që avokati 45-vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

Sokol Mëngjesi ishte njëkohësisht edhe përfaqësuesi ligjor i ish-kryeministrit Sali Berisha, në çështjen e tij për dosjen hetimore “Partizani”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT