Vrasja e Kacifasit/ Ekstremisti i shpallur ‘non grata” thirrje grekëve për mobilizim: Të nderojmë heroin, shteti shqiptar nxjerr justifikime

Më datë 26 tetor pritet në Shqipëri, pikërisht në Bularat do të zhvillohet një ceremoni përkujtimore për 1-vjetorin e vdekjes së Kostandin Katsifas, i cili u vra nga nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë.
Për 1-vjetorin e Kacifasit, Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri iu ka bërë thirrje 16 shoqata të minoritetit grek, që më 26 tetor të jenë sa më shumë grekë prezent në Shqipëri. Babis Karathanos është një politikan i djathtë dhe ish kandidat i Partisë “Nea Dhimokratia”, i njohur prej vitesh nga komuniteti shqiptar për pikëpamjet e tij nacionaliste. “Do të jemi të pranishëm për të nderuar Heroin tonë!”, shprehet ndër të tjera ai.
Po kështu në njoftim theksohet se shteti shqiptar ende nuk ka ngritur akuzën e vrasjes për policët. ” Një vit më vonë, shteti shqiptar po gjen vazhdimisht justifikime për mos lëshimin e aktakuzës për vrasjen, ndërsa prindërit e tij jetojnë me një “PSE ?!””, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Ftesë shoqatave të Vorioepirit për të marrë pjesë në memorialin vjetor të Kostandin Katsifas për në Vouliarats.
Në vetëm pak ditë, mbushet një vit nga dita që vorioepirioti Konstantinos Katsifas u vra gjakftohtë nga forcat speciale shqiptare në kodrën e fshatit të tij, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij në Vouliarat, në ditën e 28-të Tetorit.
`Një vit më vonë, shteti shqiptar po gjen vazhdimisht justifikime për mos lëshimin e aktakuzës për vrasjen, ndërsa prindërit e tij jetojnë me një “PSE ?!”
Si shoqata të vorioepirioteve, ne ftojmë çdo Grekë dhe Greke të marrë pjesë në përkujtimorin vjetor të Konstantinos Katsifas, i cili do të mbahet në 26 Tetor 2019 në vendlindjen e tij, në Kishën e Shën Athanasius në orën 09:00 të mëngjesit. (lokale), në Vouliarats ku prehet dhe ruan Thermopilet , në bashku me Heronjtë e vitit 1940.
Deklarojmë prezentë.
Konstantinos Katsifas i pavdekshëm
- Shoqata Vorioepiriotëve
- Shoqata “Agios Athanasios”
- Rinia e Vorioepiriotëve
- Bashkimi i Himariotëve
- Lëvizja për Rilindjen e Vorio-Epirit
- Rinia e Komunës së Finikion
- Federata e Vëllazërisë së Provincës Livadia, Epiri i Veriut
- Shoqata Rinore e Epirit të Veriut Lefkadhas
- Shoqata Vorio-Epirike e Thesalisë “O PYROS”
- Shoqata e Vorioepirit të Zakynthos
- Shoqata e Vorioepirit Bolos
- Shoqata Dibrioton e Vorio-Epirit
- Shoqata e Kostaristëve të Vorio-Epirit
- Shoqata e Artistëve Vorio-Epir “EKAVI”
- Vëllazëria Alikioton
- Shoqata Mbarëkombëtare e Epirit Verior
Konstandinos Kacifas u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.