Tërhoqën “zvarrë” Ilir Metën, ambasada e SHBA mbështet Policinë e Shtetit

htetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetje për Policinë e Shtetit të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit. Kjo mbështetje vjen në një moment të tensionuar pas arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta, i cili u tërhoq zvarrë nga agjentët e BKH-së me urdhër të SPAK-ut.
Opozita ka pretenduar se arrestimi ka qenë i paligjshëm dhe se agjentët ishin të maskuar dhe pa numra identifikues. Eksponentët e Partisë së Lirisë e kanë quajtur këtë arrestim si “pengmarrje” dhe një hakmarrje politike nga Edi Rama, duke e përshkruar si një tentativë për të dhuruar një “show” mediatik.
Në një takim mes drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe shefit të Zyrës Rajonale të Sigurimit në Ambasadën amerikane, Jonathan Ellis, u vlerësua bashkëpunimi deri tani dhe u konfirmua gatishmëria për ta thelluar atë. Proda e siguroi Ellis se do të punojë me profesionalizëm dhe besueshmëri gjatë hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta me agjencitë ligjzbatuese amerikane.
Ellis e uroi Prodan për detyrën e tij dhe theksoi mbështetjen e SHBA-së për Policinë e Shtetit, duke nënvizuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për sigurinë rajonale.