Maqedonasit ‘dashurohen’ me Shqipërinë

Sipas të dhënave të INSTAT për muajin shtator, Kosova rezulton të ketë uljen më të ndjeshme të hyrjeve të qytetarëve në Shqipëri. Rënia domethënëse vlen, në fakt, për të gjithë 9-mujorin e vitit 2019, ndërsa shtetasit maqedonas që vijnë në Shqipëri janë ndjeshëm në numër.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se krahasuar më muajin shtator të një viti më parë, ka një rënie prej 5.2% të hyrjeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar për muajin shtator 2019.

Këtë muaj, hyrjet e shtetasve të huaj në vend kanë rënë me 11.0 % krahasuar me shtatorin e një viti më parë.

Por po të merret parasysh i gjithë nëntë mujori i këtij viti vihet re se numri i shtetasve të huaj në vendin tonë është rritur me 7,9 %, në krahasim me nëntë mujoroin e vitit 2018.

Vendi që kanë shënuar rritjen më të madhe, për sa i përket numri të shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri,gjatë shtatorit është Maqedonia me 68.9% në krqahasim me një vit më parë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 37.3 %.

Nga tabela e INSTAT vihet re se përgjatë nëntë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe. Kurse hyrjet nga Polonia kanë vijuar të bien duke regjistruar uljen më të ndjeshme.

Nga ana tjetër, daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit shtator 2019 krahasuar me Shtator 2018, janë rritur.

Ndërsa numri i daljeve të shtetasve shqiptarë nga territori i vendit përgjatë nëntë muajve të 2019, është 4 mln e 461 mijë duke u rritur 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT