VIDEO/ Erion Braçe reagon ndaj deklaratës së Lapaj se financimet e partisë së tij arrijnë deri në 10 mijë euro në muaj

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga Adriatik Lapaj, i cili ka pretenduar më herët se financimi mujor i partisë që ai drejton, arrin shifrën prej 10 mijë eurosh.
Braçe shprehu shqetësimin për efektin që këto deklarata mund të kenë tek qytetarët me të ardhura të ulëta, duke theksuar se fitime të tilla janë të barazvlefshme me ato të një sipërmarrjeje të mesme në vend.
Deputeti sugjeroi që është legjitime të ketë transparencë dhe kontroll për burimet e të ardhurave, një praktikë e zbatuar në shumë vende për të ruajtur barazinë dhe besimin e qytetarëve.
@gazetatema Erion Braçe reagon ndaj deklaratës së Lapaj se financimet e partisë së tij arrijnë deri në 10 mijë euro në muaj #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound – Gazeta TemA