VIDEO/ Rama nga Fieri: Ja dy objektivat për mandatin e katërt

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Fier me pensionistët.
Kreu i qeverisë tha se dy janë objektivat e qeverisë për mandatin e katërt, integrimi i Shqipërisë në BE dhe lehtësimi sa më i madh i frymëmarrjes së pensionistëve.
“Dy objektivat për mandatin e katërt. E para është anëtarësimi në BE dhe e dyta është lehtësimi sa më i madh i frymëmarrjes së pensionistëve, që Shqipëria në BE, të mos jetë vetëm Shqipëria e të gjithë të tjerëve që janë në moshën aktive me mundësi më të mëdha, ku të jetë dhe Shqipëria ku pensionistët e fillojnë ditën më të qeshur. Këto janë dy objektivat themelorë të mandatit të katërt dhe mos kini asnjë dyshim”, tha Rama.
@gazetatema Rama nga Fieri: Ja dy objektivat për mandatin e katërt #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound – Gazeta TemA