Reformat të vazhdojnë/Parlamenti Europian miraton rezolutën: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe MV

Pas debatit që zgjati deri në orët e vona të së mërkurës, Parlamenti Evropian ka miratura sot rezolutën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm në seancë votuan në favor të rezolutës ku kërkohet hapje e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Ndër të tjera, në rezolutë, nënvizohet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë reformat. Parlamenti Europian i bën thirrje Këshillit Evropian, të ndalojë frenimin e perspektivës së negociatave të pranimit dhe të kërkojë një propozim të Komisionit për një partneritet të ri me këto vende; po kështu të monitorojë përdorimin e fondeve në Maqedoninë e Veriut dhe të sigurojë një raport të hollësishëm në Parlament; Udhëzon Presidentin e tij që t’ua përcjellë këtë rezolutë Komisionit, Këshillit, qeverive e parlamenteve të shteteve anëtare dhe qeverive e parlamenteve të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë fjalës së saj, ministrja finlandeze për Çështjet Europiane, Tytti Tuppuraine, shprehu zhgënjim për vendimin e KE-së, por shtoi se do të bëhen përpjekjet për një vendim tjetër.
Lajmi nuk kishte si t’i shpëtonte dhe Ballës i cili e ka bërë të ditur përmes një postimi në twitter nga sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.
Ndërsa falënderon PE dhe presidentin e saj Sassoli, Balla shkruan se ky është një mesazh i shkëlqyer për Këshillin Europian dhe Komision e Evropës.
“412 nga 578 deputetë (të pranishëm) të Parlamentit Europian votuan Rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonise se Veriut. Ky është një mesazh i shkëlqyeshëm për Këshillin Europian dhe Komisionin Europian.” shkruan Balla në një postim në twitter.
Thank you @Europarl_EN @EP_President A very big majority 412 MEP-s out of 578 present voted in favour of the Resolution on opening accession negotiations with
North Macedonia and
Albania. This is a great message to @EUCouncil @EU_Commission
