Ministria e Jashtme e Greqisë: Vorio-Epiri nuk ka vdekur!

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot në Selanik, në takimin me shqiptarët.

“Historia midis dy vendeve nuk ndryshon.”, tha Ministria e Jashtme në përgjigje të deklaratave të Ramës, duke iu referuar fjalës së kryeministrit shqiptar kur tha se disa individë ishin angazhuar në protestë kundër ardhjes së tij, duke përdorur fletushka dhe parulla që lidhen me termin e “Vorio Epirit”.

Ministria e Jashtme shprehet se kërkon respektim të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri, si kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Historia midis dy vendeve nuk ndryshon, prandaj është i nevojshëm respekti i plotë nga ana e Shqipërisë, të të drejtave të minoritetit etnik grek. Ky përbën një kusht eksplicit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të datës 11 tetor 2024”, thuhet në deklaratë./K.C/dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT