VIDEO/ Pas Valencias, edhe Katalonja “goditet” nga përmbytjet! Ja çfarë po ndodh në Barcelonë

Spanja vijon të goditet nga përmbytjet, teksa pas Valencias, uji po mbulon rajonin e Katalonjës.
Në Barcelonë dhe në rrethinat e saj është dhënë alarmi i kuq për “rrezik ekstrem” ditën e sotme, pasi qyteti u godit nga stuhi shiu.
Qeveria rajonale e Katalonjës paralajmëroi për reshje “të vazhdueshme dhe të rrëmbyeshme” në zonën metropolitane të Barcelonës dhe zonat përreth, gjashtë ditë pasi përmbytjet shkatërruan rajonin e Valencias, duke shkaktuar mbi 205 viktima.
Banorëve iu kërkua të mos udhëtonin dhe të shmangnin qëndrimin pranë lumenjve, rrugëve ujore dhe kanaleve. Pamjet treguan që uji përmbyti katet nëntokësore dhe nënkalimet dhe ka raportime për makina që u rrëmbyen nga përrenjtë.
Dhjetëra fluturime në aeroportin El Prat të Barcelonës u anuluan ose u vonuan të hënën, duke këshilluar udhëtarët që të kontrollojnë informacionin e përditësuar përpara udhëtimeve të tyre. Videot treguan përmbytjet rreth hyrjeve të aeroporteve.
Operatori i trenit tha se të gjitha shërbimet rajonale të trenave ishin anuluar në Katalonjë, ndërsa disa autostrada janë mbyllur për shkak të përmbytjeve.
Disa shkolla në zonën e Barcelonës dhe provincën Tarragona, më larg bregdetit dhe të cilat gjithashtu u përballën me reshje të forta shiu që prej mbrëmjes së të dielës, u mbyllën të hënën.