“Plas syri i keq”/ Rama publikon pamjet nga Ura e Madhe e Kukësit: Na shani sa më shumë…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme pamjet nga Ura e Madhe e Kukësit, e cila tashmë është vënë në funksion.
Rama ka ironizuar kritikët, duke shkruar se kur të kalojnë mbi urë ta shajnë sa më shumë qeverisë, sepse plas syri i keq.
“Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT. Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura:
Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë. Krenar Për Shqipërinë”, shkruan Rama.