E pamposhtura Majlinda Kelmendi, tjetër medalje të artë

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë në Grand Slam-in e xhudos në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në finalen e kategorisë deri në 52 kg, Kelmendi ka mposhtur italianen, Odette Giuffrida.
Lajmin për fitoren e Kelmendit e ka bërë publik trajneri i xhudos së Kelmendit, Driton Kuka në një postim në rrjetin social Facebook.
Kuka shkruan “Sot po festojmë me të artën!”.
