Negociatat, Vuçiç me sytë nga Rusia e Kina: Ballkani të kujdeset për veten

“Vendimi i BE për t’ia të mbajtur të mbyllura dyert e tij dy vendeve të Ballkanit, faktikisht e ka bërë rajonin të kuptojë se nuk mund të mbështetet vetëm tek fqinjët e saj perëndimorë”, ka paralajmëruar presidenti i Serbisë.

Aleksandër Vuçiç tha për Financial Times se refuzimi i BE-së për të hapur bisedime të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbështet praktikisht politikën e tij për krijimin e lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

Beogradi përgatitet të nënshkruajë të premten një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, një union doganor me qendër në Moskë dhe ka bërë gjithashtu thirrje për integrim të mëtejshëm rajonal.

“Ne duhet të kujdesemi për veten. Kjo është e vetmja mënyrë, e vetmja qasje. Çdo gjë tjetër do të ishte papërgjegjshmëri”, thotë kreu i shtetit serb në intervistë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT