“Gazment Bardhi dhe shpura e tij më kanë bërë presion”, Flutura Açka kërkon të ndryshojë komision në Kuvend

Deputetja demokrate, Flutura Açka, ka bërë një kërkesë për të ndryshuar Komision, ndërsa e ka shoqëruar me akuza ndaj Gazment Bardhit.

Në kërkesën e drejtuar Kuvendit, Açka ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Flutura Açka shprehet se zgjedhja e saj për Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik është bërë forcërisht nga drejtuesit e Grupit Parlamentar të PD-së.

Ndër të tjera, deputetja demokrate zbulon se i janë bërë shantazhe të vazhdueshme të hapura.

Pritet që kjo kërkesë e saj të votohet në Kuvend, në seancën e sotme plenare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT