Otomanizmi që përgjon pas dyerve të Shqipërisë

Ka gjithmonë një ditë kur dikush në Shqipëri ndjehet mjaftueshëm I guximshëm për të hedhur idenë që shpëtimi jonë vjenë nga otomonizmi. Dhe zakonisht këtë e lidhin gjithnjë me nevojën për të mbrojtur “shumicën” myslymane të Shqipërisë. Pas kësaj që I ndodhi Shqipërisë me negociatat dhe hapjen e debatit për alternative të reja , një shkrim I sotëm në gazetën “Panorama” duket se mezi kishte pritur të shpërthente .
Në qendër të sulmit është vënë Ismail Kadare, I cili si një emblemë kombëtare e orientimit dhe suksesit tonë perëndimor, është armiku më I madh I “Shqipërisë Otomone” që tenton të ringjallet sa herë Shqipëria zhytet në kriza të tilla gjeopolitike.
Autoti F.Z. që paskësh qenë dhe kandidatë për deputet I Lulzim Bashës në Elbasan, e konsideron persekutim ndaj myslymanëve pushtetin e fjalës së Ismial Kadaresë I cili edhe në rastin e masakrës ndaj tabloidit francez, ka theksuar se myslymanizmi e ka sulmuar tre herë Evropën, një herë nga Spanja, një herë nga Ballkani dhe tani përmes terrorizmit.
Në përpjekje për të mos qenë deri në fund ballas me Kadarenë, ka shpikur dhe faktin që Kadareja është “penduar” për sulmet ndaj myslymanizimit të Shqipërisë, dhe vazhdon kritikon aktorë të tjerë të shtypit dhe opinionit publik, që janë vigjilentë ndaj përdorimit të fesë myslymane në politikë dhe pse jo zgjimit të tentakulave otomane në Shqipëri.
Si rast konkret merr disa kritika të gazetares Arbana Xhara ndaj frikës se Albin Kurti si populist, u ka shkel syrin myslymanëve që kërkojnë të institucionalizojnë mbulimin me shami në Kosovë, për një grusht vota, dhe po ashtu dëshirës së lexueshme të një hoxhe me emër kristianë, që flet cdo javë në një emision “bamirësie” se si myslymanët do shpëtojnë Shqipërinë nga varfëria. Biles këtë javë ai hoxha është trimëruar aq shumë, sa ka zbuar dhe gazetaren profesioniste nga emisioni, (larg qoftë pse nuk ështëmyslymane) dhe I ka dal zot vet dhe prezantimit.
Nuk ja vlen të hysh në polemikë me gjithë marrëzitë e autorit në fjalë, se dukej që ishte lodhur të citonte dhe libra për këtë çështje, por ngjante nga ata që kanë lexuar vetëm Kuranin.
Ajo që vlen të thuhet është se sa herë Shqipëria ka tronditje të tilla si ky refuzimi I Francës për të shkuar drejt Evropës, ndoshta për arsye po kaq fetare sa ngritja e veshëve të këtyre filomyslymanëve shqiptarë, aq herë janë të gatshëm tipa të tillë të na çudisin me alternativa të tjera për Shqipërinë. Në vitin 1997 Sali Berisha ishte gati të lidhej dhe me “Al Qaida” për të shpëtuar nga fshesa amerikane prej pushtetit. Tani edhe pse ky tipi I përket një partie të djathtë, është gati të marrë në mbrojtje dhe një të majtë si Albin Kurti, mjafton që ai ka thënë fjalë të mira për shaminë në Kosovë.
Kjo është shenja e parë se refuzimi për të na hapur negociatat është lexuar “mirë” dhe nga Shqipëria Otomane. Gati janë. Kanë bërë dhe listat e atyre që I pengojnë. Por mjerisht në krye të listës është Ismail Kadareja, që ka stampuar identetin tonë kultuor si pjesë e Perëndimit dhe që ka bërë aq shumë libra, sa ata nuk I lexojnë dot gjithë jetën.
Nisjani me diegien e librave të tij, se kemi kohë pa parë talebanë në sheshet tona.