“Putin, arsye e fortë që zgjoi BE-në”/ Rama: Mbledhja në Tiranë do jetë e suksesshme…

Kryeministri Edi Rama tha se është privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm të KPE në Tiranë.
Rama në një konferencë të përbashkët me Viktor Orban, tha se mbledhja do të jetë e suksesshme po aq sa në Budapest.
Rama gjithashtu tha se ky forum ka një energji të veçantë, që ndryshe nga forumet e tjera është një vend që ka një shkëmbim të lirë opinionesh dhe një ndjenjë të prekshme lirie për të prekur çështje të rëndësishme.
“Është privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm të KPE në Tiranë, po aq të suksesshëm sa ky. Më duhet t’ju them që gati shumë vite më parë ky bashkëbisedim me BE ishte i paimagjinueshëm.
Ka një sërë arsyesh, Putin është një prej tyre sepse zgjoi fort BE-në, por më duhet të them se në këtë forum së bashku me atë që po ndodh edhe me KE dhe planin e ri të rritjes është diçka shumë inkurajuese, siç e theksoi edhe Viktori në komentet e veta, ky forum ka një energji të veçantë, që ndryshe nga forumet e tjera është një vend që ka një shkëmbim të lirë opinionesh dhe një ndjenjë të prekshme lirie për të prekur çështje të rëndësishme,” tha Rama.