Irlanda i rrëmben Shqipërisë talentin e Romës

Edhe pse vetëm pak muaj më parë u përfol se pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro 2024 e bindi që të vishej kuqezi, Kevin Zefi nuk do ti bashkohet Kombëtares.

Talenti i transferuar gjatë kësaj vere te Roma nga Interi, vendosi të vijojë të përfaqësojë Irlandën.

Pasi ka luajtur në të gjitha skuadrat e moshave atje, përkrah talentit shqiptar, Roko Vata, tashmë mesfushori i krahut është grumbulluar edhe në përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Irlandës, për dy miqësoret e radhës.

Në këtë mënyrë, sfumuan bisedimet intensive, që 19-vjeçari Zefi ti bashkohej Kombëtares Shpresa të drejtuar nga Alban Bushi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT