Arrestohen 18 zyrtarë, grupi i strukturuar tjetërsoi 68 000 m2 sipërfaqe toke në Gjirin e Lalzit

18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit “Rodoni”, ndërkohë që tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia e Durrësit në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje lidhur me operacionin “Rodoni”, që ka shkaktuar furtunë në Kadastrën e këtij qyteti.
Janë 18 punonjës që janë lënë në burg mes të cilëve juristë, drejtorë dhe ish-specialistë. Këta punonjës kanë tjetërsuar sipërfaqe tokash dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Ndër të arrestuarit janë edhe ish-kryetari i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit, Ardian Iljazaj, ish-drejtoresha e Hipotekës në Durrës, Edlira Nova.
Policia bën me dije se ky aktivitet është realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës.
Shtetasit me masën e sigurisë “arrest me burg” janë:

Sulejman Ibrahimi, 51 vjeç, ish-kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ardjan Iljazaj, 35 vjeç, ish-drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Edlira Nova, 34 vjeçe, ish-drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

A. K., 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gj. B., 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

B. Z, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).

M. D., 34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

R. Z., 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).
D. K., 36 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

E. SH., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

L. M., 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

L. B., 35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Gj. P., 59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

Gj. B., 57 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

A. D., 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

L. N,, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

Shtetasit me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” janë:

A. Ç., 40 vjeçe, banues në Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 i kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Sh. A., përfitues, 53 vjeç, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

S. M., 60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

L. K., 33 vjeçe, Përgjegjëse e Zyrës Juridike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

D. G., 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit: L. O., administrator i një shoqërie private,

L. B., përfitues toke me banim në Bizë dhe A. R., përfitues, me banim në fshatin Katund i Ri, Sukth.

Siç njofton policia, nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej 68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë operacionit nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.

Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT