Biznesmeni Rrapaj ‘përplaset’ me Zhupën: Kam që në 7 të mëngjesit me një gotë ujë, s’kam përgjigje tjetër edhe pse…

Biznesmeni Ilir Rrapaj ka dëshmuar para komisionit parlamentar hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Ai nisi të dëshmojë para anëtarëve të këtij komisioni prej orës 09:30, kur u soll nën forca të shumta sigurie nga ambientet e burgut në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa deputetja e PD Ina Zhupa vijonte me pyetjet duke i thënë se nuk e kupton se përse ai do duhej të merrte 180 milionë lekë nga koncesioni i sterilizimit, Rrapaj u nervzua.

Ai këmbëngulte që i ishte përgjigjur një herë dhe se nuk kishte një argument tjetër, duke shprehur po ashtu shqetësim se prej orës 07:00 të mëngjesit ishte vetëm me një gotë ujë.

Ina Zhupa: Këto 180 mln lekë që na rezultojnë ne, ju i keni marrë si fatura hotelesh apo avionësh, apo jua kanë dhënë si pagë, në ç’kuptim?

Ilir Rrapaj: Ju citova disa prej ngjyrave të listës së panumërt të kostove, sepse kundrejt një shërbimi të caktuar do të merreshin parasysh edhe kostot. Ishte rrjedhojë e një vendimi kolegjial. Asambleja e ortakëve e  konsideroi si të pranueshme këtë propozim edhe në aspektin ekonomik.

Ina Zhupa: Pse ju zgjodhën ju për t’ju dhënë këto para për të bërë këtë mbikëqyrje, duke qenë se ju jetonit në Itali dhe nuk zgjodhën një shqiptar që ta bënin me një kosto më të ulët??

Ilir Rrapaj: E dhashë më lart përgjigjen, s’gjej dot ndonjë alternativë, edhe pse po shtrëngohem në këto orë të vonë të pasdites. Kam, që në 7 të mëngjesit kam pirë vetëm një gotë ujë

Por ajo është përgjigje dhe e tillë ngele. Është një vendimmarrje kolegjiale për ta adresuar në personin tim fizik një përgjegjësi të kësaj natyre që e kam përmbushu besoj me sukses të plotë.

Asnjë veprim i karakterit financiar nuk është larguar apo ka patur të mundur që të anashkalojë udhëzimet që vinin nga statusi i kompanisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT